Albanian Bible

Romakėve 2

Romakėve

Return to Index

Chapter 3

1

  Cila ėshtė, pra, pėrparėsia e Judeut, ose cila ėshtė dobia e rrethprerjes? 


2

  E madhe nė ēdo mėnyrė; para sė gjithash sepse orakujt e Perėndisė iu besuan atyre. 


3

  Ē`tė thuash atėherė? Nė qoftė se disa nuk besuan, mosbesimi i tyre do ta anulojė, vallė, besnikėrinė e Perėndisė? 


4

  Kurrė mos qoftė; pėrkundrazi, qoftė Perėndia i vėrtetė dhe ēdo njeri gėnjeshtar, siē ėshtė shkruar: ``Qė ti tė shfajėsohesh nė fjalėt e tua dhe tė ngadhėnjesh kur tė gjykohesh``. 


5

  Po nė qoftė se padrejtėsia jonė e vė nė pah drejtėsinė e Perėndisė, ē`do tė themi? Perėndia qėnka i padrejtė kur shfren zemėrimin e tij? (Unė flas si njeri). 


6

  Kurrė mos qoftė! Sepse atėherė, si do ta gjykonte Zoti botėn? 


7

  Prandaj nė qoftė se me anė tė gėnjeshtrės sime e vėrteta e Perėndisė e lartėson lavdinė e tij, pėrse unė gjykohem akoma si mėkatar? 


8

  E pėrse tė mos themi si disa qė, duke shpifur, pohojnė se ne themi: ``Tė bėjmė tė keqen qė tė vijė e mira``? Dėnimi i kėtyre ėshtė i drejtė. 


9

  E ēfarė pra? A kemi ne ndonjė epėrsi? Aspak! E kemi treguar nė fakt qė mė pėrpara se si Judenjtė ashtu edhe Grekėt janė tė gjithė nėn mėkat, 


10

  siē ėshtė shkruar: ``Nuk ka asnjeri tė drejtė, as edhe njė. 


11

  Nuk ka asnjeri qė tė kuptojė, nuk ka asnjeri qė tė kėrkojė Perėndinė. 


12

  Tė gjithė kanė dalė nga udha e tij, qė tė gjithė janė bėrė tė padobishėm, nuk ka asnjė qė tė bėjė tė mirėn, as edhe njė. 


13

  Gryka e tyre ėshtė njė varr i hapur, me gjuhėt e tyre kanė thurur mashtrime, ka helm gjarpėrinjsh nėn buzėt e tyre; 


14

  goja e tyre ėshtė plot mallkim dhe hidhėsi; 


15

  kėmbėt e tyre janė tė shpejta pėr tė derdhur gjak; 


16

  nė udhėt e tyre ka rrėnim dhe gjėmė, 


17

  dhe nuk e kanė njohur udhėn e paqes; 


18

  nuk ka druajtja e Perėndisė para syve tė tyre``. 


19

  Por ne e dimė se gjithēka qė thotė ligji, e thotė pėr ata qė janė nėn ligj, me qėllim qė ēdo gojė tė heshtė dhe gjithė bota t`i jetė nėnshtruar gjykimit tė Perėndisė, 


20

  sepse asnjė mish nuk do tė shfajėsohet para tij pėr veprat e ligjit; me anė tė ligjit nė fakt arrihet njohja e mėkatit. 


21

  Por tani, pavarėsisht nga ligji, ėshtė manifestuar drejtėsia e Perėndisė, pėr tė cilėn dėshmojnė ligji dhe profetėt, 


22

  madje drejtėsia e Perėndisė nėpėrmjet besimit nė Jezu Krishtin pėr tė gjithė e mbi tė gjithė ata qė besojnė, sepse nuk ka dallim; 


23

  sepse tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė, 


24

  por janė shfajėsuar falas me anė tė hirit tė tij, nėpėrmjet shpengimit qė ėshtė nė Krishtin Jezus. 


25

  Atė ka paracaktuar Perėndia pėr tė bėrė shlyerjen nėpėrmjet besimit nė gjakun e tij, pėr tė treguar kėshtu drejtėsinė e tij pėr faljen e mėkateve, qė janė kryer mė parė gjatė kohės sė durimit tė Perėndisė, 


26

  pėr tė treguar drejtėsinė e tij nė kohėn e tanishme, me qėllim qė ai tė jetė i drejtė dhe shfajėsues i atij qė ka besimin e Jezusit. 


27

  Ku ėshtė, pra, mburrja? Éshtė pėrjashtuar. Nga cili ligj? Ai i veprave? Jo, por nga ligji i besimit. 


28

  Ne, pra, konkludojmė se njeriu ėshtė i shfajėsuar nėpėrmjet besimit pa veprat e ligjit. 


29

  A ėshtė vallė Perėndia vetėm Perėndia i Judenjve? A nuk ėshtė edhe i johebrenjve? Sigurisht, ėshtė edhe Perėndia i johebrenjve. 


30

  Sepse ka vetėm njė Perėndi, qė do tė shfajėsojė tė rrethprerin nėpėrmjet besimit, dhe tė parrethprerin me anė tė besimit. 


31

  Anulojmė ne, pra, ligjin nėpėrmjet besimit? Kėshtu mos qoftė; pėrkundrazi e forcojmė ligjin. 


Romakėve 4

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: